C.I.T.E. – Certificate for International Teachers of English – Teaching Qualification​

Ҫka është C.I.T.E?

C.I.T.E është ҫertifikim ndërkombëtar për mësimdhënës të Gjuhës Angleze ofruar nga ANGLIA EXAMINATIONS ENGLAND. Ky ҫertifikim është i dizajnuar për t’I dhënë mundësinë mësimdhënësve të Gjuhës Angleze të kenë një njohje ndërkombëtare të aftësive, njohurive dhe eksperiencës së tyre në Gjuhën Angleze.

C.I.T.E funskionon në të njejtën mënyrë si ҫdo test tjetër i Gjuhës Angleze për një qëllim të caktuar në këtë rast qëllimi është mesimdhënia e Gjuhës Angleze.

Për më shumë informata klikoni në webfaqen zyratre të Anglia Examinations England duke klikuar këtu: https://www.anglia.org/cite

Cilat kritere kërkohen për të hyrë në testin për C.I.T.E?

Nuk nevojiten kritere për të hyrë në testin për C.I.T.E. Edhe pse ju mund të keni pasur edhe kualifikime të tjera më herët asnjëra prej tyre nuk kërkohet. Testit për C.I.T.E mund t’i parashtrohen mësimdhënës aktual të Gjuhës Angleze apo edhe nga studentët të cilët dëshirojnë të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.

Cilat janë verzionet e testit për C.I.T.E?

Për t’u bërë mësimdhënës i Gjuhës Angleze kërkohet një nivel i caktuar i Gjuhës Angleze. Duke e ditur se të mësosh nxënës të vegjël dhe të mësosh nivele më të larta apo persona të rritur kërkohet nivel i ndryshëm i Gjuhës Angleze në teori dhe në praktikë. Për këtë arsye kandidatëve i ofrohen dy verzione të testit për C.I.T.E, ai i ‘Young Learners dhe ai i ‘General Training. 

Për testin C.I.T.E (Young Learners) nevojitet të paktën niveli B2 sipas CEFR (Common European Framework for Languages) për kandidatin që do ti parashtrohet testit. Për testin C.I.T.E (General Teaching) kandidati duhet të ketë nivel C1 sipas CEFR. Testi C.I.T.E (General Teaching) kërkon njohje të termeve gramatikore dhe funksioneve në Gjuhën Angleze, së bashku me Gjuhën Angleze që përdoret gjatë mësimdhënies.

Ҫfarë përgaditje nevojitet për testin C.I.T.E?

Pasi kandidati të ketë plotësuar formën e regjistrimit më poshtë do të i përcjellen materialet përgaditore per verzionin e testit të cilin e ka zgjedhur. Kandidati do të pranoj: Syllabusin e testit, Sample test (test provues) dhe zgjidhjet e testit provues (KEY).

Gjithashtu më poshtë ne rekomandojmë një listë me libra të cilët do të ju ndihmojnë të përgaditeni për test dhe të cilët ju ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional si mësimdhënës i Gjuhë Angleze.

  • Brown, H. Douglas. 2000. Principles of Language Learning and Teaching. Prentice Hall Regents.
  • Brown, Douglas H. 2001. Teaching by Principles: An Interactive Approach to Language Pedagogy. Prentice Hall Regents.
  • Harmer, Jeremy. 1983. The Practice of English Language Teaching. Harlow: Longman.
  • Hewings, Martin. 2005. Advanced Grammar in Use. Cambridge: Cambridge University Press.
  • Ioannou-Georgiou, Sophie and Pavlos Pavlou. 2003. Assessing Young Learners. Oxford: Oxford University.
  • Slattery, Mary and Jane Willis. 2001. English for Primary Teachers. Oxford: Oxford University Press.
  • Vale, D. and A. Feunteun. 1995. Teaching Children English. Cambridge: Cambridge
    University Press.
 

Sa duhet të paguaj për C.I.T.E?

Pagesa për Kualifikim Ndërkombëtar për mësimdhënie C.I.T.E eshte 199euro. Certifikata nuk ka afat të skadimit dhe mund te përdoret gjatë tërë jetës. 
Pagesa behet ne llogarine bankare: TEB Bank – Anglia Academy- 20-20-0001335926-46

*Vërejtje: Vendi juaj për certifikim rezervohet vetëm pasi të kryhet pagesa të paktën dy javë para mbajtjes së testit!